Σάββατο 10 Οκτωβρίου 2026

Takimi i 1-rë Solidariteti dhe Kulturës


 Lëvizja Ndërkombëtare e Luftës dhe Solidaritetit me Refugjatët dhe Emigrantët

& Kolektivat e Emigrantëve & Grupet e Solidaritetit

✊Takimi i 1-rë Solidariteti dhe Kulturës✊

📅E shtunë 24/10/26, 15:00 – 23:00

📅E diel 25/10/26, 12:00 – 20:00

📍Hotel Bagkeion – Omonia

Të gjithë ne që "jetojmë së bashku, punojmë së bashku, luftojmë së bashku"

Së bashku hapim rruge kulture, solidariteti dhe lufte!

Mblidhemi në rreth, flasim në kushte barazie në gjuhët tona amtare dhe dëgjojmë ata që dëshirojnë të shprehen.

Shembim muret e ngritura për të na ndarë!

📌Diskutojmë për:

punë pa shfrytëzim

për të drejten e arsimit, kujdesin shëndetësor dhe kulturë

veprim të përbashkët kundër racizmit dhe fashizmit

rezistencë ndaj politikave kundër emigrantëve

Po ndërtojmë komunitete që kanë vend për të gjithë ne!

🎨Njihemi me njëri-tjetrin përmes:

muzikës, kërcimit, teatrit, poezisë dhe rrëfimit të historive

krijimeve nga punëtoritë artistike – pikturë dhe qeramikë

gatimit dhe shkëmbimit të shijeve, aromave dhe erëzave…